ZYRTARE: Kukësi prezanton goditjen e radhës, firmos me mbrojtësin maqedonas

Kukësi ka prezantuar goditjen e radhës në merkato.

Klubi verilindor ka firmosur me mbrojtësin Tome Kitanovski, i cili së fundmi aktivizohej në Azerbajxhan.

27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij duke luajtur thuajse të gjitha ndeshjet me Sabail.

Kitanovski në të kaluarën e tij ka qenë edhe pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut. Ai luan si mbrojtës i djathtë por mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë apo edhe mesfushor i djathtë.

Njoftimi i plotë i Kukësit: