Vidal i frikëson të gjithë: Kilit do të mbrojë titullin në Kupën e Amerikës

Arturo Vidal është i bindur që përfaqësuesja e Kilit do të mbrojë titullin në Kupën e Amerikës.

Pavarësisht fitores 4-0 kundër Japonisë, Vidal i bën thirrje shokëve të skuadrës të mos pushtohen nga euforia, pasi kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

“Duhet të përmirësojmë lojën që bëmë ndaj Japonisë. Jemi një skuadër që ka cilësi dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta mbrojtur titullin kampion. Nuk duhet të mbivlerësojmë veten dhe mbi të gjitha nuk duhet të na pushtojë euforia. Nëse tregohemi të kujdesshëm, jam i bindur se mund t’ia dalim”, tha ai.