FOTO-EMRI/ Si shkelet ligji në ditën për diell, Shefi i Hetimit në SHKB-në e Burgjeve fushatë përkrah Ramës e Veliajt

Edhe pse Presidenti e anulloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij vijojnë normalisht fushatën elektorale.

Por edhe këtë e bëjnë duke shkelur hapur ligjin.

Sipas një qytetari, që denoncimin e ka bërë në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, Eni Bistri, edhe pse shef i sektorit të Hetimit në SHKB-në e Burgjeve, vijon të bëjë fushatë për PS-në.

Edhe pse neni 328/a e Kodit Penal e ndalon një gjë të tillë ai ka guximin dhe bën fushatë edhe përkrah kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Për zyrtarët e narkoshtetit, shtetit të mafies së drogës ligji nuk ekziston. Shefi i hetimit të SHKB në thyerje të plotë te ligjit aktiv në fushatë elektorale të kreut të meduzës”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa fton më pas të lexohet mesazhi dhe të shihen fotot e punonjësit dixhital!

I nderuar z. Berisha.

Te lutem anonim pasi kemi halle plot, pa shtuar edhe heqjen nga puna.

Jam nje punonjes i burgjeve.
Personi me xhakete te erret ne krahun e atij me bluze te kuqe quhet Eni Bistri dhe sot mbulon detyren e shefit te sektorit te Hetimit ne SHKB-ne e Burgjeve edhe se ka si eksperience pune vetem pjesmarrjen ne forumet e juristeve te rinj socialist
Kjo foto eshte e marre nga televizioni Klan gjate edicionit te lajmeve te ores 15:30 te dt 07.06.2019. 
Z. Bistri, ben fushate elektorale me Ramen, kur ligji ja ndalon, aq me keq, ne orarin zyrtare. 
Z.Bistri ka kryer Veper Penale, Neni 328/a ne paragrafin e tij te pare flet teper qarte.
Z. Bistri eshte edhe ne listen shume emrore per keshilltar ne Bashkine Tirane.
Po te klikoni ne Google emrin Eni Bistri, ne adresen e tij mund te shikoni shkrime dhe aktivitete politike qe jane ne kundershtim me ligjin per nje zyrtar i cili mban nje post teknik dhe jo politik.