Luana Vjollca i ‘çmendi’ të gjithë me kërcimin sensual, tregon më shumë se ç’duhet! I dalin të brendshmet

Pas realizimit të disa këngëve Luana Vjollca nuk është kursyer edhe me paraqitje seksi. E tillë ishte edhe paraqitja e saj e fundit ku Luana është shfaqur me një fustan ngjyrë rozë, tepër seksi.

Së fundmi e kemi parë shpesh në koncerte të ndryshme muzikore në vendet ku ka shqiptarë dhe koncerti i fundit ishte në Zvicër. Ajo këndoi para një numri të madh të të pranishmëve dhe ‘çmendi’ ata e veshur me një fustan super të shkurtër.

Në një moment Luana ka kthyer të pasmet nga ata dhe gati sa nuk i ka zbuluar të gjitha, por në një moment tjetër siç shihet në një video të kapur nga fansat, këngëtares i kanë dalë të brendshmet.

Karriera muzikore e Luana Vjollcës po ecën me hapa shumë të suksesshëm dhe më serioze se kurrë. Ajo fillimisht erdhi me një projekt muzikor dhe të gjithë menduan se vetëm ka sfiduar veten në këtë fushë pasi është e fokusuar në moderim, por Luana po ia del në të dyja fushat.

Këngëtarja ka realizuar disa këngë, përfshirë këngën e saj të fundit me TNT-në, “Moj biondinë në sy të zi”.