Protestuesit i dërgojnë foto nga qelia, Berisha: Përshëndetje, kryengritësve të pamposhtur të Kavajës!

Protestuesit kavajas të arrestuar nga Policia i kanë dërguar një përshëndetje nga qelitë e komisariatit, ish-kryeministrit Sali Berisha, për të treguar vendosmërinë e tyre në kauzën e nisur. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e tyre dhe ka kërkuar përkrahjen e mbarë qytetarëve për “kryengritësit e pamposhtur”, siç i cilëson të rinjtë.

“Kryengritësit e pamposhtur të Kavajës na përshëndesin nga qelitë e Narkokomisariatit. Një përshëndetje të përzemërt, miq, guximtarëve që na bëjnë krenarë. Rama ik! Fitore! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritësit dixhital,” nënvizon Berisha.

Doktor, çunat e Kavajës, live nga dhoma e paraburgimit në komisariat.
I arrestuan sonte në mbrëmje, sepse bllokuan KZAZ-në e Luzit të Vogël, në përputhje të plotë me ligjin dhe dekretin e Presidentit te Republikës. Po kthehet komunizmi. Liri demokraci."