Pas lajmit për ndarje, Martini nxjerr foton seksi me status thumbues

Modelja shqiptare Anxhela Martini ka publikuar foton e parë në rrjetin social “Instagram”, pas problemeve të  komentuara të të shoqit me drejtësinë dhe lajmit për ndarje.

Martini shfaqet e veshur me një fustan rozë, që e tregon tepër në formë. Ndërkohë, nuk ka ngurruar ta shoqërojë edhe me një status thumbues. “Kur lulja çel, bleta vjen paftuar”– ka shkruar ajo, e cila me siguri i referohet komenteve dhe lajmeve të fundit rreth saj dhe Dragos Savulescu.

Kujtojmë se Anxhela reagoi javën e kaluar ekskluzivisht për “Revistën Who”, duke mohuar ndarjen nga i shoqi, si dhe duke sqaruar problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.