Modelja rrëfehet për dy ish-të dashurit e saj futbollistë: Balotelli është më i mirë se Cristiano Ronaldo

Modelja e njohur Raffaella Fico foli për të kaluarën dhe të tashmen e saj në “Un giorno da pecora”, një emision radiofonik i njohur në Radio1, duke zbuluar marrëdhënien e veçantë, që ajo ka ende me Mario Balotellin, pavarësisht se të dy u larguan nga njëri-tjetri.

Ajo gjithashtu ka bërë një krahasim mes tij dhe Cristiano Ronaldos, i cili është një tjetër ish i Ficos, shkruan Corriere dello Sport.

Raffaella Fico

Modelja është shprehur se Balotelli është më i mirë se Cristiano.

Cristiano Ronaldo

“Balotelli është shumë më i ëmbël se Cristiano Ronaldo , Mario është një njeri i mirë, ai është i mirë, ajo që shihni jashtë, nuk korrespondon me atë, që ai ka në brendësi”, tha ajo.

Pastaj Raffaella shtoi: “Me Mario ne të dy dështuam. Ne kemi një marrëdhënie të bukur dhe të qetë, ndoshta edhe më mirë, se kur ishim së bashku”.

Mario Balotelli