LIVE/ Hazard kryen testet mjekësore, ja çfarë po ndodh momentalisht në ‘Bernabeu’

Eden Hazard ka kryer testet mjekësore te Real Madrid, para prezantimit zyrtar në mbrëmjen e së enjtes në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi belg ka kompletuar transferimin nga Chelsea te Real Madrid për një shumë që së bashku me bonueset mund të arrijë deri në 150 milionë euro.

Pas përfundimit të formaliteteve me testet mjekësore në orën 19:00 do të nisë ceremonia e prezantimit në stadiumin “Bernabeu” që pritet të jetë i tejmbushur.

Hazard te Real Madrid do të mbajë në fanellën numrin 7, ndërsa bëhet transferimi i pestë i ‘Los Blancos’ këtë verë pas Luka Jovic, Ferland Mendy, Eder Militao dhe Rodrygo.

LIVE