‘Pakënaqësia ndaj qeverisë e madhe’, Mustafaj: Rama kërkon largimin e vëmendjes nga kriza

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka shprehur shqetësimin e tij se Shqipëria ndodhet në kushtet kur ka rënë shteti i së drejtës, mungojnë garancitë, mungojnë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.

Sipas Mustafajt, kriza po thellohet, për shkak se asnjëra palë nuk po paraqet një platformë për zgjidhje, për daljen nga udhëkryqi.

Mustafaji tha më tej se Rama dhe Basha duhej të kishin paraqitur platformat e tyre për të parë se ku mund të bashkohen ato.

Ndërkohë, bëri të ditur se këto ditë ka pasur  shumë takime informale me ambasadorë të vendeve të BE këtu, ku çështja që ka ngritur me ta, është se nëse shkohet kështu në zgjedhjet vendore, si do të jenë deklaratat e tyre: Që ishin zgjedhje të lira e të ndershme?!

Ky debat që po ndodh sot mes presidentit dhe qeverisë, sipas Mustafajt, i intereson Ramës pasi largon vemendjen nga thelbi i krizës. Që sipas tij, janë pakënaqësia e madhe ndaj qeverisë dhe kryesorja, çështja e votës së lirë.