FOTO/ Filmat që përcaktuan ‘Gjeneratën X’

Sot njëzet e pesë vjet pas realizimit të ‘Reality Bites’, film i cili nuk ishte një sukses i madh tregtar në vitin 1994, por ama realizoi dhe na prezantoi mjaft mirë me një portret të Gjeneratës X të ashtuquajtura ndryshe edhe si ‘gjenerata e harruar’.

Në vitet e fundit, Gjenerata X ( definohen si personat e lindur midis mesit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1980) janë larguar nga biseda kulturore, ndërsa mediat janë të obsesionuara për mijëvjeçarë me to dhe njëkohësisht janë edhe një atraksion për kompanitë e bamirësisë së fëmijëve të pasur.

Por, për disa vite me radhë, në fund të viteve '80 dhe fillim të viteve '90, kinemaja u magjeps me këtë ‘racë të re’ të adoleshentëve dhe shumë prej filmave të bëra nga dhe për ta janë bërë të preferuarit e kultit të kohës.

Etiketimi ‘Gjenerata X’ u shfaq në vitin 1991 me realizimin e romanit Douglas Coupland me këtë titull: Generation X: Tales for an Accelerated Culture/ Gjenerata X: Përrallat e një Kulture të Përshpejtuar.

Të rinjtë në librin e tij karakterizoheshin si të mbiedukuar, të papunë, cinikë dhe të pakënaqur, një 'gjeneratë e humbur' që jetonte në hijen e prindërve të tyre.

Kjo gjeneratë të rinjsh janë vërtetë pesimistë dhe cinikë madje disa prej tyre përfunduan edhe në burg për krime të vogla ama ata u bënë tërheqës për kinematografinë sepse kishin diçka të përbashkët: Të mos përfundonin kurrsesi si prindërit e tyre.

1

Beqarët

2

Djemtë dhe Lagja

3

Fëmijët

4

Kafshimi i Realitetit

5

Bëj Gjënë e Duhur

6

Heathers/Shqopat

7

Para lindjes së Diellit

8

Klubi i Mëngjesit

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.netv