Atletico Madridit kërkon Suson nga Milani

Prej kohësh është folur për një largim të mundshëm të Susos nga Milani, por mesa duket kjo nuk është thjesht një thashethem merkatoje.

Atletico Madrid është në kërkim të një sulmuesi të djathë dhe Suso shihet si profili ideal për këtë pozicion.

Spanjollët ishin të interesuar për lojtarin në fjalë edhe një vit më parë, por nuk arritën një marrëveshje me drejtuesit “kuq e zi” të asaj kohe.

Madrilenët kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 40 milionë euro.

Milani do të fitonte një shumë të konsiderueshme duke ditur që e mori lojtarin nga Liverpuli me parametra 0.

Simeone e do spanjollin nën urdhërata e tij me çdo kusht dhe drejtuesit kanë vendosur që t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit argjentinas.

Ky sezon që sapo përfundoj mendohet të ketë qenë i fundit i Susos tek “djalli”, ku pritet të fillojë një eksperiencë të re në kryeqytetin spanjoll.