FOTO/ Shikoni si duket motra e futbollistit shqiptar në stadiumin e Malit të Zi

Ndeshja Mali i Zi-Kosovë u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin e Podgoricës. Gardiani i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi ishte titullar në këtë ndeshje.

Portieri i Manchester Cityt në Premier Leaguen angleze ka gjetur mbështetjen te një prej personave më të dashur të tij, motrës Amra Muriqi.

Kjo e fundit ka rrëmbyer disa herë vëmendjen e mediave për paraqitjet e saj atraktive.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë ditës së premte, teksa ka publikuar një fotografi nga tribunat e stadiumit të kryeqytetit malazez me mbishkrimin “Për fitore në Podgoricë”.

Ajo ka vënë në pah linjat atraktive trupore, teksa është fotografuar nga mbrapa. Të shumta kanë qenë komplimentet nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.