U-21/ Turqi-Shqipëri, formacionet zyrtare. Kuqezinjtë duan kreun e grupit

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë ndeshjen e tretë eliminatore për Europianin (Grupi 3), në transfertë ndaj Turqisë.

Në fushën e stadiumit të Istambulsporit, fushë ku tekniku Bushi ka luajtur më parë me këtë skuadër, 21-vjeçarët do të kërkojnë fitoren e parë në këtë grup.

Shpresat kuqezi janë mundur në sfidën e parë në Tiranë nga Turqia me rezultatin 1-2 dhe kanë barazuar në Andorra me rezultatin 2-2, ndërkohë që një trepikësh i mundshëm do të mund t’i ngjiste përkohësisht në krye të këtij grupi kualifikues.

Kjo sfidë do të luhet në orë 19:30 dhe më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.