ZYRTARE/ Manchester United nënshkruan me talentin e Premierligës

Marrëveshja midis Manchester United dhe Swansea për transferimin e yllit 21-vjeçar, Daniel James, është kryer.

Pas lajmeve të ditës së djeshme nga “skysports” se ai ishte duke kryer vizitat mjekësore, tashmë është bërë çdo gjë konkrete.

Shuma e transferimit është rreth 17 milion euro (duke përjashtuar bonuset).

Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin e “Djajve të kuq” deri në vitin 2024.