Abilekaj në SYRI TV: Prokuroria në duart e mazhorancës. prokurori i dosjes '339' mik i Ulsiut

I ftuar në SYRI TV për të komentuar zhvillimet e fundit në vend, kryesisht ato çfarë kanë ndodhur pas publikimit të përgjimeve në gazetën 'Bild', gazetari  dhe analisti Enton Abilekaj është shprehur se prokuroria tashmë është në duart e mazhorancës.

Sipas tij, një prej prokurorëve t[ë dosjes “339” është mik i afërt i deputetit socialist Ulsi Manja.

'Llalla ka dërguar dosje në Gjermani që në 2017 dhe çfarë ndodhi? Rama në dhjetor 2018 mori Prokurorinë e Përgjithshme e më pas Krimet e Rënda.

Këto drejtohen tani nga Marku dhe Prela, njerëz të afërt me PS, të cilat nuk bënë asgjë me dosjen. Për më tepër transferuan prokurorët dhe ia hoqën nga duart. 

Më pas ndodhi operacioni Volvo-4, me ndërhyrjen e Gjermanisë. Madje ata kanë patur takime edhe me ministrin e asokohe Fatmir Xhafaj. Arrestimet e 339 janë bërë me ndërhyrjet e gjermanëve. Ndërsa dosja 339/1 rrezikon të mos vlejë më si provë në gjykatë pasi nuk u zbatuan afatet ligjore', deklaroi Abilekaj.

'Prokuroria duhet të kërkojë shtyrje të afateve të hetimit. Ata që merren me dosjen 339 janë të afërt me mazhorancën. Një prej prokurorëve është mik i afërt i Ulsi Manjës', shtoi analisti Abilekaj.