Sot eliminatoret e 'Euro2020', zbulohet formacioni i Kosovës kundër Malit të Zi

Dymbëdhjetë ndeshje pa humbje: 8 fitore dhe 4 barazime.

Me Bernard Shalond Kosova është e pamposhtur. Dhe i tillë mbetet objektivi për të qëndruar edhe sot në Podgoricë, në derbin kundër Malit të Zi.

Për ndeshjen e dytë kualifikuese në Grupin A, “Dardanët” nuk do të kenë në dispozicion kapitenët Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shalën, për shkak dëmtimesh.

'Panorama sport' ka zbuluar formacionin e mundshëm të Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.