Barça i vendos çmimin e shitjes, 3 klube në garë për të nënshkruar me Coutinhon
Philippe Coutinho po kërkon largimin nga “Camp Nou”.
Sipas Cadena Ser, “ylli” brazilian i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet nga klubi pas vetëm 18 muajsh qëndrim.
Arsyeja e vërtetë e largimit është aktivizimi me pikatore e Coutinho që pjesën më të madhe të sezonit e kaloi në stolin rezervë.
Barcelona e vlerëson Coutinhon në rreth 90 milionë euro dhe si lojtari, ashtu edhe klubi e dinë se shumë skuadra do të jenë të gatshme ta paguajë këtë çmim.
Klubet britanike si Chelsea e Manchester United, dhe ai francez Paris Saint-Germain janë skuadrat më të interesuara për fantazistin brazilian.