Kërcënohet privatësia e ish të dashurës së Quagliarellës, Hakerat i vjedhin FOTO intime

Ish e dashura e Fabio Quagliarellës, paraguaiania Claudia Galanti ka njoftuar se ka rënë pre e një sulmi në llogaritë e saj online.

Vajza e ekraneve në Paraguai, ka treguar se i janë hakërruar një pjesë e mirë e të dhënave personale.

Bëhet me dije që bukuroshes i kanë ndërhyrë në e-mail, llogaritë në rrjetet sociale, telefon, mesazhe dhe gjithandej, ndërsa i kanë kërkuar para për të mos shpërndarë të dhëna.

Mes të dhënave që i janë hakërruar Claudias, janë edhe disa foto intime të saj.