'Tërmeti' i Bild edhe në Prokurori, kriminale që kërkon të cenojë zbardhjen e së vërtetës

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha u shpreh sot se “artikulli i gazetës gjermane “Bild” duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për qeverinë shqiptare dhe mesa duket edhe në rradhët e drejtësisë.

Është kriminale sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias dhe gjithë shoqërisë, për fjalën e lirë! E dënoj rëndë çdo akt që kërkon të cënojë zbardhjen e të vërtetës, në kohë krize kaq të thellë për vendin, ku nevoja për të bërë drejtësi kalon cdo limit!

Por dënoj akoma më shumë, faktin që drejtësia shqiptare merr urdhëra nga partia në pushtet, duke i shërbyer qorrazi një grushti individësh që kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri!”