FOTO/ Veshja e fundit e Taynës perfekte për në club

Reperja e njohur Tayna është një nga artistet më të pëlqyera kohët e fundit.

Në një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në këngëtaren e preferuar të publikut dhe tashmë po shijon suksesin e saj jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë.

Gjitashtu reperja është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj.

Së fundmi, Tayna ka vendosur t’i surprizojë të gjithë mbrëmë gjatë një koncerti në mbrëmjet e Bajramit, duke zgjedhur një veshje që bën dritë edhe në errësirë.

Reperja ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, e cila shihet duke kërcyer me një veshje të veçantë neon, e cila kohët e fundit është shumë në modë.