Revoltoi fansat me FOTON e urimit për myslimanët reagon Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata dhe pse është e besimit katolik ajo uroi me anë të një postimi të gjithë myslymanët shqiptarë për Fiter Bajramin.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkroi ajo në postimin në Instagram.

Por fotoja e përzgjedhur ngjalli  debate pasi në të shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur. Disa prej fansave u shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!“Foto e frikshme, më kap panik”. “Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë” ishin disa nga komentet që u bënë në foton e këngëtares.

Mirëpo kjo gjë s’i pëlqeu Elvanës dhe reagoi duke e fshirë këtë foto, e me siguri ishte një mënyrë e saj për të shmangur debate të mëtejshme.