Operacioni 'Volvo 4'/ Gazetari Hoxha: Ngeci në rrjetë se po mbyste Gjermaninë me drogë

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, gazetari i Syri.net Poli Hoxha është shprehur se, banda e Shijakut dhe dosja në ngarkim të tyre, e njohur si “Volvo 4”, ngeci në rrjetë sepse po mbyste Gjermaninë me drogë.

“Shijaku është problematik për krimin. Në periudhën kur u filluan përgjimet këta sapo kishin dalë nga burgu në Itali, pra për një rrjet shumë të gjerë të trafikut të heroinës, të drogërave të forta që andej s'ti falin. Këta njiheshin edhe në Shijakt edhe në Durrës etj, etj, por këta u bënë problem në Gjermani, sepse po mbysnin Gjermaninë me drogë.

Operacioni "Volvo 4", ju e dini çfarë laboratori u gjet në Has. Laboratori më i madh që kishte ekzistuar ndonjëherë, edhe me sasi të jashtëzakonshme të lidhur me heroinën e Afganistanit, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Europë dhe prandaj ngecën në rrjetë këta”, u shpreh Hoxha.