Gjendet një grua e vdekur në Fier

Një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në Fier.

Këtë herë trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në bregdetin e Libofshës.

Trupi i pajetë i gruas rreth 70 vjeçe është gjetur nga një peshkatar. Ende nuk dihet identiteti i saj.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.