Gafë e pafalshme e Manchester United, vendos Kosovën në hartën e Serbisë

Duket se Manchester Unitedi ka harruar ta përditësojë hartën, pasi në një video-intervistë me mesfushorin e vet serb, Nemanja Matic, e ka shfaqur Kosovën pjesë të Serbisë.

Faqja zyrtare e gjigantit anglez Manchester United u fut live në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, për ta shfaqur intervistën me mesfushorin serb Matic: "Vendlindja ime: Çfarë do të thotë Serbia për Maticin".

Por, "Djajtë e kuq" gabojnë, pasi harta e Serbisë ka ndryshuar në vitin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe u nda përfundimisht nga ish-okupatori.

Siç tregon edhe fotografia më poshtë, në hartën e Serbisë të shfaqur në videon e Unitedit, Kosova figuron pjesë e Serbisë.

Tifozëve të Unitedit nuk u ka pëlqyer fakti që 11 vjet pas Pavarësisë, klubi nga Premierliga ende e vendos Kosovën në hartën e Serbisë.