Zëdhënësja e PD, Veliajt/ E fute edhe në ‘Këshillin Bashkiak’, ‘Fusha SHPK’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka hedhur akuza të reja ndaj Erion Veliajt, i cili kërkon një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës.

Zhupa shkruan në Facebook se Veliaj, përveç se i ka dhënë tenderat Shkëlqim Fushës, tani kërkon të bëjë anëtar të Këshillit Bashkiak, nipin e ‘Fusha Shpk’.

Denoncimi i plotë i Ina Zhupës:

Shkëlqim Fusha nuk do të jetë vetëm klient por edhe vendimmarrës i aferave korruptive të Veliajt!

Në listën e këshilltarëve bashkiak që ka propozuar Veliaj është vendosur edhe Genc Beram Duka. Genci është nipi, djali i motrës i Shkëlqim Fushës. Oligarku i preferuar i Veliajt, duket se e ka kaluar lidhjen mes tyre në një tjetër stad.

Tashmë ai me anë të nipit të tij kërkon të jetë pjesë e vendimmarrjes. Fusha shpk është kompania që ka marr me shume tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe qe i është dhënë me ligj special prona publike e Teatrit Kombëtar.

Lidhja e fortë e Veliajt me Fushajt, ka një nyje që nuk këputet dot, është dosja e vrasjes se Ardit Gjoklajt që kryebashkiaku e mbylli me Petrit Fushën duke i hapur qesen e fondeve të bashkisë dhe pronat e saj për Shkëlqim Fushën.