VIDEO/ Ja pse më 8 qershor të gjithë duhet të jenë në shesh kundër izolimit ku Rama po e fut Shqipërinë

Pak ditë nga protesta e madhe e radhës e Opozitës që do të mbahet më 8 qershor, shqiptarët kanë një sërë motivesh shumë më të qënësishme për të rrëzuar qeverinë Rama dhe mbi të gjitha një kryeministër arrogant që kërcënon shqiptarët me vendosje vizash.

Një spot i fundit tregon se si Rama po i izolon shqiptarët duke i kthyer ata 30 pas në periudhën më të errët të vendit.

Se si vetëm një ditë pasi Hollanda zyrtarisht kërkon vendosjen e vizave për Shqipërinë, Rama kërcënon popullin e tij se do ti vendosë vizat me BE-në dhe SHBA-në se kush nuk bindet do të burgoset.

Dhe këtë e bën njeriu që në 6 vite qeverisje ka larguar nga Shqipëria 600 mijë shqiptarë,

Por populli e vendos vetë fatin e tij, ndaj më 8 qershor të gjithë duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar Ramën që po e çon vendin drejt një izolimi të ri.