U arratisën sot nga burgu, kapet shqiptari i dytë, kush janë të tjerët në kërkim

Policia Greke ka arrestuar shqiptarin e dytë nga katër të tillë që u arratisën mëngjesin e së hënës nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë.

Ndalimi i shqiptarit u bë në lagjen ‘Botaniko’ në Athinë.

Shqiptari sipas mediave greke sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet por gjatë arrastisjes është lënduar lehtë në këmbë dhe nuk ka mundur të shkojë më tej.

Në mëngjes vetëm pak orë pas ngjarjes, u bë edhe arrestimi i shqiptarit të parë, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Dy shqiptarët e tjerë në kërkim janë Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.