Cardi B ‘i çmend’ të gjithë në gjykatë

Reperja Cardi B mori vëmendje për paraqitjen e saj në gjykatë, ku kishte një seancë për sherrin në një klub striptize.

Fansat mbetën pa fjalë nga veshja e artistes, e cila kishte zgjedhur një kostum rozë. Fokusi ishte gjoksi i reperes pasi xhaketën e kishte veshur pa bluze dhe pa sytjena poshtë.

Ndërkohë, nuk u dha asnjë vendim gjatë seancës të së premtes, prandaj gjyqi u shty për në datën 9 gusht. Prokurorët thanë që do ta shqyrtojnë çështjen me gjyqtarët.

Policia tha se Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, ishte në gjykatë për sherrin me një bariste në klubin e striptizës.

Ata patën konflikt fizik ku u thyen karrige dhe shishe. Dy persona pësuan lëndime të vogla. Avokati i Cardi B tha se ajo nuk lëndoi askënd.