Intervista/ Flet kampioni i sportit më të ri të quajtur 'Powerlifting'

Argi Dajko është kampioni i sportit të ri të quajtur “Powerlifting”.

Në një intervistë 24-vjeçari ka hedhur "dritë" se çfarë është ky sport që ai e kryen për pasion pasi nuk motivohet nga asnjë përfitim monetar.

 

1 - A mund të shpjegosh për lexuesin se çfarë është ky sport?

-Sigurisht! Powerlifting është një sport force,që përbëhet nga tre disiplina me peshë maksimale:

1-Shtangë ulje-ngritje për këmbë(Squat)

2-Shtangë shtrirë për kraharorin(Bench press)

3-Shtangë tërheqje nga pedana(Deadlift).

2 -  Kur dhe si ndodhi përfshirja juaj .

-Si çdo i ri që frekuenton palestrën, me kalimin e kohës vura re se kisha aftësi në disiplinën e forcës, atëherë vendosa t’i përkushtohesha më shumë këtij sporti.

3 - Nuk të duket pak sport i rëndë?  Sidomos duke patur parasysh moshën kur ti e ke nisur ?

-Jam plotësisht dakort që powerlifting është një sport i rëndë,por unë jam një njeri i vendosur dhe i kam të qarta objektivat që dëshiroj të realizoj në jetë,tashmë ky sport është shndërruar në një lojë.

4 - Është e fortë konkurrenca?

-Po, konkurrenca është e fortë pasi numri i të apasionuarve pas këtij sporti është në rritje,gjë që e bën konkurrimin edhe më të vështirë.

5 - I referoheni ndonjë emri për të punuar kaq fort?  Apo thjeshtë ambicies dhe pasionit tuaj ?

-Është gjithçka fryt i punës,vullnetit,ambicies dhe pasionit tim,përgjithësisht jam njeri shumë këmbëngulës dhe gjithcka që dua e arrij.

6-  Çmimet që ju jeni vlerësuar , shoqërohen me shpërblim monetar?

-Deri më sot,në vitin e tretë të konkurrimit tim,ku dhe mora vendin e pare me “Çmimi Absolut”,përvecse kupës nuk ka pasur asnjë shpërblim tjetër,megjithatë unë e bëj gjithcka për pasion.

7- Mendoni se ky sport duhet të zhvillohet më shumë këtu në Shqipëri?

-Sigurisht që po,jo vetëm ky lloj,por të gjitha disiplinat duhet të zhvillohen,vetëm se duhet të jetë më e madhe mbështetja për sportistët,gjë për  të cilën kanë shumë nevojë.

8 - Vletësimi i fundit si kampion absolut , ç'do të thotë për ju ?

-Ky vlerësim do të thotë shumë për mua,sepse është shpërblimi  i një sakrifice dhe pune të palodhur prej disa vitesh.

9 - Konkurime të tjera së afërmi , keni?

-Po!Me datë 1 qershor zhvillohet për herë të parë Kampionati Kombëtar i Powerlifting në Tiranë,ku dhe unë do jem pjesë e konkurimit.

10- Çfarë do ti thoni të rinjve dhe jo vetëm ne lidhje me këtë sport?

-Do t’i bëja thirrje të gjithë të rinjve që të merren me aktivitete sportive,një jetë aktive dhe e shëndetshme të rrit vetëvlerësimin dhe është motiv për të arritur gjithcka në jetë!

 

Çertifikata:

Emri: Argi
Mbiemri:Dajko
Datëlindja: 03,12,1995
Vendlindja: Durres
Aktivitetet sportive:2014-kampionati kombetare kategoria men physique -178cm vendi 3
2017-kampionati kosoves dhe mbarekombetare disiplina e forces kategoria junior vendi 1
2017-kampionati kosoves dhe mbarekombetare disiplina e forces kategoria -90kg vendi 1 
2018-kampionati kosoves dhe mbarekombetare disiplina e forces kategoria junior vendi 1 
2019-kampionati kosoves dhe mbarekombetare disiplina e forces ne kategorine -80 kg vendi 1
2019-kampionati kosoves dhe mbarekombetare disiplina e forces kampion apsolut
Edukimi dhe trajnimi:2017-certifikate profesionale trajner fitness & bodybuilding