VIDEO/ Tifozët e Kukësit ‘pushtojnë’ arenën e finales, futen në fushë për të festuar trofeun

Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës, shkruan Syri.net.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi me rezultatin 2-1, duke e mbyllur sezonin me trofe, ndërsa Tirana humb shansin për të luajtur sezonin e ardhshëm në Europa League.

Sapo gjyqtari Enea Jorgji vërshëlleu për herë të fundit, duke mbyllur takimin, tifozët e Kukësit futen menjëherë në fushë për të festuar.