Rama në Lezhë, Basha në Tiranë/ Dy FOTOT që tregojnë të vërtetën

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar, e shtata mbarëkombëtare që prej 16 shkurtit të këtij viti, ka qenë masive me rreth 70 mijë qytetarë pjesëmarrës në të.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, duke i krahasuar me mitingun e PS dhe kryeministrit Edi Rama sot në Lezhë, diferenca në numra mes aktivitetit të opozitës dhe atij të mazhorancës, është shumë e madhe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhjetëra mijëra shqiptarë nga i gjithë vendi kërkuan largimin e kryeministrit Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa në Lezhë, pavarësisht urdhërave ndaj administratës publike për të marrë pjesë në miting, sërish pati shumë karrike bosh. /Syri.net