Takime me popullin në kryeministri dhe reportazhe me të vobektit, ja si e kopjon Rama diktatorin venezuelian Maduro

Nuk dihet se kush e kopjon njëri-tjetrin Rama-Maduron apo anasjelltas, por një gjë është e sigurtë që të dy drejtuesit autoritarë të vendeve të tyre, bashkohen në një pikë te publikimi i historive njerëzore që u shërben propagandës së tyre.

Maduro nuk resht së postuari në profilin e tij në facebook video me histori njerëzore suksesi që i shërbejnë qartë mbijetesës së qeverisë së tij që e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe politike.

Të njëjtën gjë bën edhe Rama që ka një armatë të tërë gazetarësh në bodrumet e kryeministrisë të cilët i nxjerr në terren për të krijuar reportazhe me përmbajtje se si qeveria Rama po u ndërton shtëpitë të vobektëve, apo se si i çon me taksi në shkollë në një rast tjetër.

E vetmja pikë e përbashkët si e Ramës si e Maduros që i bashkon në këto sipërmarrje është përpjekja dëshpëruese për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.