E frikëshme/ 65 lëkundje termeti brenda 30 orëve në Shqipëri dhe Greqi

65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve nga zyra sizmike në Korçë. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjere nga banorët e Qarkut të Korcës.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes më herët dha edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara.

Mësohet ndër të tjera se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhë FA.