PSG hidhet në sulm për të transferuar ‘yllin’ e madh të Barcelonës

Gjiganti francez, PSG po planifikon që të transferoj yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho këtë verë për ta bërë të lumtur Neymarin.

Sipas asaj që raporton “Diario AS”, ish-lojtari i Liverpoolit është i frustruar me skuadrën katalunase këtë sezon dhe po mendon largimin.

Braziliani erdhi në ‘Camp Nou’ me pritshmëri  të mëdha, por megjithëse kushtoi 160 milionë euro ai rezultoi një dështim i vërtetë.

Për Coutinhon të interesuar janë edhe klubet britanike, Chelsea dhe Manchester United.