Bixhoz me dashurinë/ Bavja dhe Rudra fejohen, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai telefonon Xhanvin por Texh nuk e lejon atë që të përgjigjet. Shivai telefonon gjyshen dhe i tregon që Rudra do martohet me Bavjan. Gjyshja gëzohet dhe i thotë Shivait t’i bëjë vetë ritualet. Texh mëson se Rudra do martohet dhe e akuzon Shivain se e ndau nga djemtë e tij.

Om dhe Rudra mbrojnë Shivain dhe i thonë Texhit se faji është i tij. Anika dhe Gori vënë në lojë Bavjan dhe Rudrën dhe i kërkojnë të gjejnë unazat e fejesës. Bavja dhe Rudra gjejnë unazat dhe fejohen. Gjyshja me Pinkin dhe Xhanvin shohin fejesën me kamera.

Shivai emocionohet dhe falenderon Anikën që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Ai mendon të zbulojë sekretin e fabrikës Kalijani dhe të heq qafe Zvetlanën që më pas të bëjë martesën e Rudrës në shtëpinë Oberoi.

Lili hedh picën tek Shivai dhe të gjithë qeshin. Vir i bërtet Lilit pasi Shivai nuk vdiq. Lili i tregon që dikush ka ndërruar picën. Vir mëson se picën e ka marrë Shveta.

Texh bën plan të largojë Omin dhe Rudrën nga Shivai dhe ata ta urrejnë njëri-tjetrin. Zvetlana i ofron Texhit të bashkëpunojnë. Anika dëgjon Shivain duke folur me dikë në telefon dhe bëhet xheloze./revistawho