VIDEO/ Plas pistoleta në oborrin e shkollës në Durrës, policia fsheh ngjarjen

Ngjarje  e rëndë në qytetin e Durrësit.

Siç shihet në videon e mëposhtme, e postuar nga ish kryeministri Sali Berisha, nxënësit qëllojnë me armë në ambientet e gjimnazit “Naim Frashëri”.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ngjarja është mbajtur e fshehur nga ana e policisë.

“Qëllohet me armë zjarri në oborrin plot nxënës te gjimnazit Naim Frasheri në Durrës! Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!", shkruan ish-kryeministri, ndërsa poston më pas denoncimin e qytetarit dixhital.

"Persh dua tju derg nje vidio nga gjimnazi i naim fresheri ne dr ku adoleshenti ne prani te nxenesve dhe mesuesve qellon me arm ne ajer policia fsheh krimin”.