VIDEO/ Tek Argjentina mbajnë radhë për të shkrepur një foto me Messin

Kjo është një nga mundësitë e fundit që më në fund të fitojë trofeun me Argjentinën, kur pas dy jave fillon Copa America.

Lionel Messi ishte në grumbullim me Kombëtaren argjentinase, ku filluan përgatitjet për Kampionatin e Amerikës së Jugut.

Kur u shfaq në fushë, midis lojtarëve të ekipit kombëtar të grupmoshave të 17-vjeçarëve, futbollistët u entuziazmuan kur panë yllin e Barcelonës.

Lojtarët e rinj ishin shumë të emocionuar, pasi panë heroin e kombit të tyre dhe u vendosën në radhë për të bërë foto me yllin e Barcelonës.