Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Intervista në 'Pressing'/ Berisha paralajmëron Ramën: Kthjellohu dhe ik, ose fundi yt do të jetë...

Gjatë intervistës për T7 në Kosovë, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe situatën politike në vend.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/256883/intervista-ne-pressing-berisha-paralajmeron-ramen-kthjellohu-dhe-ik-ose-fundi-yt-do-te-jete/

 

Berisha, akuzë të fortë Thaçit: Mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte

200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256870/berisha-akuze-te-forte-thacit-mbahet-peng-nga-200-dosjet-e-vrasjes-se-anetareve-te-ldk-se-pas-lufte/

 

Berisha: Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, urrejnë veriun dhe Kosovën

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në emisionin “Pressing” në T7 se Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, urrejnë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256882/berisha-edi-rama-ashtu-si-enver-hoxha-urrejne-veriun-dhe-kosoven/

 

Deklarata bombë e Sali Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të mbrojtjes së Kosovës

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur dritë mbi vrasjen e ish-ministrit kosovar të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në Tiranë në shtator të vitit 1997.

Berisha akuzoi direkt ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosi si organizator të kësaj vrasje.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256867/deklarata-bombe-e-sali-berishes-fatos-klosi-organizoi-vrasjen-e-ish-ministrit-te-mbrojtjes-se-kosoves/

                                    

Berisha, Thaçit: Që në 92 kam kërkuar bombardimin e ushtrisë serbe, ja çfarë ka bërë qeverisja e PD për Kosovën

Ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj akuzave të fundit të Presidentit të Kosovës Thaçi.

Ai renditi kontributin që në krye të shtetit shqiptar që në fillim të viteve 90 ka bërë për Kosovën, teksa kujtoi se çështjen kombëtare e shpalli si yllin polar të PD që ditën kur kjo forcë u legalizua.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256880/berisha-thacit-qe-ne-92-kam-kerkuar-bombardimin-e-ushtrise-serbe-ja-cfare-ka-bere-qeverisja-e-pd-per-kosoven/

 

'Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë'/ Basha nga Laçi: Nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit kriminal

Një ditë pas takimit me qytetarët e Fierit, kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim në qytetarët kurbinas.

Në nisje të fjalës së tij, lideri i opozitës ka falënderuar qytetarët kurbinas për pritjen madhështore duke u shprehur se, “Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë”.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/256812/keni-qene-dhe-jeni-tmerri-i-tiranise-basha-nga-laci-nga-kurbini-do-i-vije-fundi-pushtetit-kriminal/

 

Progres Raporti për Shqipërinë, Kryemadhi: Arsye për të mos u tërhequr nga kauza jonë

Nga Monika Kryemadhi

Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256783/progres-raporti-per-shqiperine-kryemadhi-arsye-per-te-mos-u-terhequr-nga-kauza-jone/

 

Hapja e negociatave/ CDU masakron qeverinë Rama: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht

Ndërsa Edi Rama fliste në sallën e parlamentit duke u shprehur se Shqipëria ka plotësuar kushtet, një deklaratë e fortë ka ardhur nga CDU gjermane.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/256732/hapja-e-negociatave-cdu-masakron-qeverine-rama-shqiperia-nuk-ka-plotesuar-asnje-kusht/

 

Afera Milot-Balldren,Shehaj: Kompania i ‘dhuroi’ ministrisë falas një tunel 17 mllion euro

Vazhdon të dalin fakte të reja rreth skandalit shtetëror në ndërtimin e rrugës Milot – Balldren.

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar dokumenta të tjera rreth kësaj afere.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256815/afera-milot-balldren-shehaj-kompania-i-dhuroi-ministrise-falas-nje-tunel-17-mllion-euro/

 

Milot-Balldren/ Gazetarja: Skemë piramidale dhe mafioze, kompania nuk ka para të vetat

Kryeredaktorja e Revistës “Monitor”, Ornela Liperi, ka folur në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për koncesionin “Milot-Balldre” kostot e fryra të saj, dhe pamundësinë financiare te kompanisë fituese për ta realizuar këtë projekt. Liperi thotë se kemi të bëjmë me një “skemë mafioze”.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/256893/milot-balldren-gazetarja-skeme-piramidale-dhe-mafioze-kompania-nuk-ka-para-te-vetat/

                                    

Bashkim me Shqipërinë? Haradinaj: Jo fjalë të mëdha! Ta nisin me heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin”, ka thënë Haradinaj në RTK, të enjten.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/256903/bashkim-me-shqiperine-haradinaj-jo-fjale-te-medha-ta-nisin-me-heqjen-e-takses-ne-rrugen-e-kombit/

                                    

Raporti i Prokurorit të Posaçëm/ Trump: S'kam bërë asgjë për tu shkarkuar

Presidenti Donald Trump kritikoi të enjten zërat në radhët e demokratëve rreth mundësisë për të nisur procedurën për shkarkimin e tij si rezultat i hetimeve mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ai tha se nuk ka bërë asgjë për të merituar një gjë të tillë.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/256847/raporti-i-prokurorit-te-posacem-trump-s-kam-bere-asgje-per-tu-shkarkuar/

 

VIDEO/ Talenti që po ‘çmend’ botën, norvegjezi shënon 9 gola në një ndeshje!

Ndoshta mund të duket e pabesueshme por një talent norvegjez shënoi 9 gola në një ndeshje të vetme.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/256878/video-talenti-qe-po-cmend-boten-norvegjezi-shenon-9-gola-ne-nje-ndeshje/