Afera Milot-Balldren,Shehaj: Kompania i ‘dhuroi’ ministrisë falas një tunel 17 mllion euro

Vazhdon të dalin fakte të reja rreth skandalit shtetëror në ndërtimin e rrugës Milot – Balldren.

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar dokumenta të tjera rreth kësaj afere.

Shehaj shkruan se “për të kuptuar nivelin primitiv dhe qesharak të vjedhjes me koncesionin Milot-Balldren, kompania ANK bën një ofertë 140 milion euro  ku përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli me vetëm një tub, të gjatë 850 metra, me kosto 17 milionë euro!!

Ja postimi i plotë i Agron Shehaj  

Për të kuptuar nivelin primitiv dhe qesharak të vjedhjes me koncesionin Milot-Balldrem: Kompania ANK bën një ofertë me 140 milionë euro ku përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli me vetëm një tub, të gjatë 850 metra, me kosto 17 milionë euro.
Ministria i thotë kompanisë se standardi i tyre është që tunelet duhet të kenë dy tuba, një vajtje, një ardhje. Kompania i përgjigjet: hajde se po ta bëj edhe nje tub të dytë, falas, pa e rritur fare koston.
Dhe kështu furin në kontratë edhe nje tub tuneli “falas”