Përfundojnë pjesët e para në Kategorinë Superiore, ja rezultatet dhe llogaritë e mbijetesës

Kanë përfunduar pjesët e para në javën e 36-të të Kategorisë Superiore.

E gjithë vëmendja është te çështja e mbijetesës, teksa Tiranës do t’i mjaftonte 1 pikë ndaj Flamurtarit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë në krahun tjetër, krutanët e Bledar Devollit duken të dorëzuar, pas triumfit të Tiranës në Laç javën e kaluar, shkruan SYRI.net.

Momentalisht Kastrioti po fiton 1-0 përballë Kukësit, ndërsa në krahun tjetër Tirana po barazon pa gola ndaj Flamurtarit.

Ja të gjitha rezultatet:

KF Tirana 0 – 0 Flamurtari

Kukesi 0 – 1 Kastrioti

Luftetari 1 - 0  Partizani

Teuta 0 – 0 Laçi