Mavraj ‘familjarizohet’ direkt me Edi Rejën: Është si babai ynë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Rikthim pas pezullimit - “Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq.

Përshtypjet e para për Rejën - “Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende”.

Niveli i Kombëtares - “Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultati vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”.

Këshillat për shokët - “Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, ishim 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm një”.