VIDEO/ Shampanjë dhe birra ‘lumë’, lojtarët e Chelseat ‘tërbohen’ në dhomat e zhveshjes

Chelsea fitoi me rezultatin e thellë 4-1 finalen e Europa League ndaj Arsenalit, duke mbyllur me sukses këtë sezon, shkruan Syri.net.

Festa e “Bluve” të Londrës ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku nuk ka pasur kufi.

Janë hapur shishe me shampanjë dhe birra të panumërta, ku lojtarët dhe stafi i Chelseat kanë festuar si të “çmendur” triumfin ndaj rivalëve të tyre londinezë të Arsenalit.

Për më tepër, gëzimin pa kufi të fituesve të Europa League mund ta shihni në videon e mëposhtme.