VIDEO/ Progres raporti, Erisa Zykaj: Të gëzohemi që nuk rikthyen vizat

Progres raporti është tema kryesore e ditës në Shqipëri. Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Brukseli për emisionin “Byro Politike”, gazetarja e ABC Neës Erisa Zykaj ka deklaruar se karta fituese në të cilën bien dakord dhe Komisioni Europian dhe shtetet anëtare është reforma në drejtësi.

Megjithatë sipas burimeve të gazetares, Holanda ka përsëritur të njëjtat qëndrime në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy çështjte ku shtett anëtare ndahen me Komisionin Evropian.

Madje sipas Zykajt, duke pasur parasysh miratimin e rezolutës së Holandës për heqjen e vizave me vendin tonë, sot  duhet të gëzohemi që nuk na janë rivendosur sërish vizat.

Debati në emision:

Erisa Zykaj: Ju përdorët një togfjalësh shumë interesant. Ju thatë “karta fituese është Reforma në Drejtësi”. Ajo është karta fituese. Këtu bashkohet Komisioni evropian dhe shtetet anëtare pavarësisht se thonë që e mirëkuptojmë KE se është një reformë kaq ambicioze sa do shumë kohë që të vihet në zbatim megjithatë arkitektura e re nuk është aty, ku dyzohet KE dhe shtetet anëtare ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Unë dhe burimet të sotme që kam pasur me Holandën, me Francën dhe me Gjermaninë më kanë përsëritur të njëjtat gjëra. Qëndrimi i Holandës është që kanë aprovuar një rezolutë ku e kanë përcaktuar që krimi i organizuar nga elementi shqiptar në Holandë përbënte destabilitet për vendin dhe u aprovua ajo rezolutë.

Për çfarë duhet të gëzojmë ne sot se po dëgjoja panelin që duhet të gëzojmë? Ne duhet të gëzohemi se nuk na kanë rivendosur vizat. Po, për këtë mund të gëzohemi. E dyta misioni faktmbledhës që vjen nga disa deputetë që mu konfirmua nga Holanda është se vlerësimi i luftës kundër korrupsionit është zhgënjyes. Këtu kemi dhe shtete të tjera anëtare si Franca që kanë të njëjtin qëndrim. Franca ka ende problem numrin e lartë të azilkërkuesve dhe ka ende problem imazhin negativ që përçon Shqipëria lidhur me të gjithë mbulimin që i është bërë për shkak të aludimeve të lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar për rastet e mëdha të korrupsionit. Nga Gjermania ajo që mund t’i shtoj debatit aty është se Ministri i Shtetit e ka shumë të lehtë që të vijë pasi është shprehur Franca dhe Holanda që kanë dalë publikisht që ne nuk jemi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai e ka shumë të lehtë që të thotë që për ne Shqipëria është gati. Duhet vetëm një shtet ta bllokojë. Ato janë argumentet që japin shtetet anëtare”.

Ralf Gjoni: A ka problem Holanda me ndonjë shtet tjetër apo vetëm me shqiptarët e ka?

Erisa Zykaj: Nuk e ka me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet anëtar të aprovojë një rezolutë për të rikthyer vizat. Ky është fakt.

Ralf Gjoni: Po kalojmë dhe ne një rezolutë ta dënojmë rezolutën e Holandës.