Lojtari i Arsenalit kërkon penallti, ja vendimi që merr arbitri në finale

Arsenali po ushtron presion në finalen e Europa Leagues përballë Chelseas.

Në minutën e 18’ Alexandre Lacazette kishte shansin e artë për të realizuar por u rrëzua i vetëm përballë portierit të bluve, shkruan SYRI.net.

Nga pamjet e ritransmetuara duket qartë që kishte një kontakt të vogël mes portierit Kepa dhe sulmuesit të “topçinjve” por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes u konsultua në kufje me dhomën e VAR-it dhe më pas morri vendimin për të vijuar lojën.