Mc Kresha rrëfen momentin më të sikletshëm: Kur erdhi fansi të më...

Reperi i njohur Mc Kresha prej vitesh ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite dhe që dëgjohen nga të gjithë.

Ai është bërë shumë i njohur dhe çdo koncert i tij është i tejmbushur me fansa.

I ftuar së fundmi në Prive në rubrikën “25 pyetje me...”, ai ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e tij dhe karrierën.

Mc Kresha është pyetur për momentin më të sikletshme në karrierën e tij dhe ai ka  përmendur një rast me një fans në një koncert.

“Moment i sikletshëm është kur një fans ka ardhur të më përqafojë ndërsa sigurimi ka dashur ta largojë më forcë. Pastaj më është dashur të ndërhyj e t’iu them se çdo gjë është në rregull”, ka thënë Kresha.