Mogherini: Shqipëria ka një mbështetje të fortë nga populli për anëtarësim në BE

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Çështjet e Jashtme, Fedrica Mogherini, gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian sot, veçoi në fjalën e saj faktin se “Shqipëria ka një mbështetje të fortë nga populli për anëtarësim në BE” duke shtuar në fund se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kryen detyrat e tyre dhe “topi” tani është në anën e BE-së.

“BE ka investuar jashtëzakonisht shumë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, - tha Mogherini, - disa samite dhe angazhime të nivelit të lartë dhe kemi dëshmuar disa arritje surprizuese, si në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si marrëveshja historike Prespës me Greqinë, ajo që është bërë edhe me Bullgarinë.

Në Shqipëri duhet të theksoj reformën ambicioze të Drejtësië që ka vazhduar me vlerësimin e performancës së gjykatësve dhe prokurorëve. Shqipëria ka një mbështetje të fortë nga populli për anëtarësim në BE. Këtë vit rekomandimi bazohet në vlerësime të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë bërë punën e tyre dhe tani “topi” është në anën e BE.