Takimi në Korçë, Braimllari: Më 2 qershor, të gjithë bashkë, kundër hajdutërisë së qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është takuar me strukturat e LSI-së në Korçë, disa ditë para protestës së 2 qershorit. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se kryeministri Rama provokon qytetarët por i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë me opozitën kundër hajdutërisë së kësaj qeverie.

”Më datë 2 qershor, të bëhemi të gjithë bashkë në protestën e shqiptarëve, në protestën e vlerave, në protestën e shumicës kundër papërgjegjshëmërisë, arrogancës dhe hajdutërisë së kësaj qeverie”.

Ai akuzon për mungesën e Gjyaktës Kushtetuese. ”Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe kapja e gjithë sistemit të drejtësisë është bërë me qëllim nga Edi Rama, në mënyrë që të thellohet më tej në paligjshmërinë e tij duke mos pasur institucione të pavarura që të ndalojnë këtë hajdutëri ekstreme në kurriz të qytetarëve”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

Edi Rama me papergjegjshmeri dhe arrogance provokon hapur qytetaret duke u tallur me varferine, papunesine, largimi e te rinjve. Hajduteria e kesaj qeveri ka kapur kulmin tek Unaza e Re, tendera sekret pa fund per riparim tualetesh, televizor zyrash duke abuzuar me prokurimet publike, duke grabitur parate e qytetareve dhe nuk ka asnje reagim nga Prokuroria, gje qe tregon qarte qe ky njeri ka kapur çdo instuticion ne kete vend.

Mungesa e Gjykates Kushtetuese dhe kapja e gjithe sistemit te drejtesise eshte bere me qellim nga Edi Rama, ne menyre qe te thellohet me tej ne paligjshmerine e tij duke mos pasur institucione te pavarura qe te ndalojne kete hajduteri ekstreme ne kurriz te qytetareve. Sot eshte koha qe te behemi te gjithe bashke per te tashmen dhe te ardhmen e shqiptareve, per femijet tane, me qellim qe ne Shqiperi te ndertojme institucione te forta demokratike dhe jo te forcojme nje individ te vetem. Sot zemrat shqiptareve jane te bashkuar jo kunder nje individi por kunder nje sistemi qe ka ndertuar ky individ.

Sot beteja eshte per te shembur kete sistem kriminal dhe te hajduterise dhe te ndertojme nje sistem te forte ku zbatohet ligji. Nje sistem ku punohet per te nxjerre vendin nga kjo krize e thelle, per te hapur vende te reja pune, per te kthyer 500 mije qytetare ne vend dhe per ta nxjerre Shqiperine nga varferia. Nje sistem me nje politike kombetare ku ne qender eshte forcimi i shtetit dhe institucioneve dhe jo e nje individi. Me date 2 qershor, te behemi te gjithe bashke ne protesten e shqiptareve, ne protesten e vlerave, ne protesten e shumices kunder papergjegjshemerise, arrogances dhe hajduterise se kesaj qeverie.