Alarmi: A mos ky burrë i veshur si grua, po rrëmben fëmijë shqiptarë?

Fëmijët në disa qytete të Kosovës po ndihen të rrezikuar nga një grup njerëzish që po shfaqen para shkollave të tyre. Në rrjetet sociale po qarkullon një lajm se një person i veshur me rroba femrash dhe me grim, shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës dhe disa qyteteve tjera. Qyetetarët e kësaj ane janë alarmuar ku kanë shpërndarë disa fotografi të këtij personi duke bërë apel të kenë kujdes të shtuar prindërit dhe fëmijët.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. “Në Policinë e Prizrenit nuk është raportuar një rast i tillë. Por kemi informacione për komunë e Malishevës. Për më shumë detaje telefononi atje”, ka thënë Gashi.

Gazeta inFokus mëson se këta persona po shfaqen në hapësira publike, në stacione të autobusave dhe në shkolla fillore. Edhe qytetarët kanë reaguar menjëherë ndaj këtij lajmi duke e konfirmuar që kjo është e vertetë.

Por, pikëpyetja mbetet nëse bëhet fjalë për panik të qëllimshëm, derisa policia ta hetojë çështjen.

ZBULOHET E VERTETA: Diskriminim në Kosovë: Ajo nuk rrëmben fëmijë, është thjesht një grua rome ndaj të cilës u nxit urrejtje!

Shpifën sikur ishte 'rrëmbyese fëmijësh', qeveria e Kosovës merr në mbrojtje gruan e pafajshme rome