VIDEO/ Tifozët e Arsenalit ‘çojnë’ Mkhitaryan në Baku, ndalohen në rrugë nga policia azere

Edhe pse mungesa fizike e armenit, Henrik Mkhitaryan, u konfirmua nga klubi i Arsenalit për të shmangur çdo lloj incidenti, si rrjedhojë e problemeve etnike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, me sa duket jo vetëm personi, por edhe thjesht emri i tij i spikatur në fanella është diçka e ndaluar në Baku, ku sot në mbrëmje do të luhet finalja e Ligës së Europës.

Policia vendëse ka vendosur që të bëjë disa ndalime të disa tifozëve që mbanin veshur fanellën me emrin e Mkhitaryan, ndonëse atyre u është kërkuar dhe janë paralajmëruar që të mos e ekspozonin emrin dhe më pas janë lënë të lirë, një situatë e cila nënvizon se ndoshta zgjedhja e Bakusë si seli e finales ka qenë e gabuar nga UEFA