FOTO/ Bebe Rexha përfundon në spital alarmohen fansat e saj

Bebe Rexha ka përfunduar në spital.

Këngëtarja publikoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

“Jam mirë, faleminderit Zotit,”-ka shkruar Bebe,  e cila nuk ka treguar arsyen përse ndodhet në spital apo ka bërë thjesht një kontroll rutinë.

Këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë të premten (31 maj), në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Hiti i saj i fundit, “Last hurrah”, u prit shumë mirë nga fansat dhe mori miliona klikime në YouTube.